Sport

PSG shënon fitoren e parë, hero Mbappe

By GAZETA SCANNER 1

August 27, 2023

PSG ka shënuar fitoren e parë me Luis Enriquen në këtë kampionat, pasi e ka mposhtur Lensin me rezultat 3:1.

Në dy ndeshjet e para kampionët e Francës, nuk kishin fituar duke barazuar, ndërsa sonte para tifozëve të vetë shkëlqyen, derisa në qendër të vëmendjes ishte Mbappe.

Ylli francez e luajti ndeshjen e parë si titullar këtë edicion dhe menjëherë dha shenja duke shënuar dy gola të bukur, ndërsa golin e parë e realizoi Asensio.