Gazeta “Le Parisien” shkruan në versionin e saj online se trajneri spanjoll është tashmë në krye të listës së preferencave të drejtuesve parizien dhe kjo sepse ai është mësuar të menaxhojë një dhomë zhveshjeje të përbërë nga lojtarë të profilit shumë të lartë.
Ai gjithashtu ka një lojë qartësisht të identifikueshme dhe nuk do ta kishte problem të orientohej në një dhomë zhveshjeje që flet shumë spanjisht si ajo e parisienëve.
Për shërbimet e Luis Enrique, gjithashtu edhe Napoli është fokusuar, me De Laurentiis i cili e pëlqen shumë për të qenë trajneri i klubit të tij sezonin e ardhshëm.