Sport

PSG ofron 60 milionë euro për Icardin

PSG ka ofruar 60 milionë euro te Inter për të kompletuar transferimin e sulmuesit Mauro Icardi, transmeton GazetaScanner.

Icardi këtë sezon e kaloi huazim te gjiganti francez duke shënuar 20 gola në 31 paraqitje dhe fitoi titullin e Ligue 1, shkaku që kampionati u ndërpre parakohe.

Sipas mediave italiane, Inter kërkon 70 milionë euro për Icardin, mirëpo PSG ka ofruar 50 milionë euro plus 10 milionë euro për bonuset.

PSG ka kohë deri me 31 maj të blejë 26-vjeçarin, derisa negociatat mes dy klubeve vazhdojnë.

Pavarësisht që 10 milionë euro me pak, 60 milionë euro shihet si çmim i përkryer për Interin./Scanner/