PSG është mposhtur në shtëpi nga Dortmund në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League me rezultatin 0-1.
Ndeshja ka qenë pothuajse e dominuar totalisht nga francezët, por në fund është rezultati ai që merret parasysh.
Goli i sfidës erdhi në minutën e 50-të, me Hummels i cili dërgoi topin në portën e PSG-së.
Rezultati i përgjithshëm i kësaj sfiden ishte 0-2 per Dortmund, dhe kështu gjermanët bëhen finalistët e parë të Champions League për këtë sezon.
Ditën e mërkurë do të mësohet finalisti tjetër, aty ku Real Madrid dhe Bayern Munich do të përballen së bashku.