Sulmuesi Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit gjatë këtij afati kalimtar.
Mediumi francez, “L’Equipe” ka shkruar të hënën se Parisi ka bërë ofertë të re për egjiptianin, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2025.
30-vjeçari te Parisi po shihet si zëvendësim ideal për Lionel Messin dhe thuhet se ekipi francez ka ofruar mbi 60 milionë euro për kartonin e tij. Salah ishte pranë largimit verën e shkuar nga Liverpooli, por ekipi anglez e bindi të qëndrojë dhe ta rinovojë kontratën.
Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Roma, Chelsea, Fiorentina e Baseli. Salah edhe edicionin e fundit ka treguar formë të mirë, duke shënuar 30 gola dhe asistuar 16 herë në të gjitha garat.
Përveç Salahit, PSG-ja në fazën e sulmit ka nënshkruar edhe me Marco Asension, ish-lojtarin e Real Madridit.