Sport

PSG-ja 100 milionë për Kvaran

By GAZETA SCANNER 1

May 29, 2024

Paris Saint-Germaini i ka ofruar 100 milionë euro për Kvicha Kvaratskhelian, sipas gazetarit Gianluca Di Marzio.

Kampionët francezë janë vënë dëshpërimisht në kërkim të një ylli pas largimit të Kylian Mbappe.

Madje interesimin e parisienëve për gjeorgjianin e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Mamuka.

“Ka interesim dhe ofertë nga PSG-ja, gjithçka varet nga vendimi i Napolit dhe presidentit të tij”.