Sport

PSG i gatshëm të transferojë Rashford, por francezët kanë një kusht

By GAZETA SCANNER 1

February 08, 2024

Marcus Rasfhord vazhdon të mbetet një objektiv serioz i PSG-së. Sipas “Sky Sports”, PSG nuk ka hequr dorë tërësisht nga interesi për lojtarin anglez.

PSG është përpjekur dhe ka dështuar të nënshkruaje me sulmuesin e Manchester United në të kaluarën dhe u pengua plotësisht kur ai nënshkroi një kontratë të re me klubin anglez.

Mes problemeve të tij të fundit me United, thuhet se PSG është i gatshëm të transferojë anglezin vetëm nëse ai do të pohojë që dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.