Sport

PSG gati të bëjë ofertë mbi 85 milionë euro për nënshkrimin e Marcus Rashford si zëvendësues të Kylian Mbappes

By GAZETA SCANNER

March 14, 2024

PSG është gati të nisë një përpjekje për të nënshkruar me Marcus Rashford si zëvendësues të Kylian Mbappe në verë, shkruan Mirror.

Skuadra franceze është e gatshme të testojë Manchester Unitedin dhe është e hapur për të bërë një ofertë hapëse prej rreth 75 milionë funte (87 milionë euro) për sulmuesin.

Djajtë e Kuq thuhet se mund të tundohen nga një ofertë e madhe për Rashford, por ata e vlerësojnë të diplomuarin e tyre në akademinë e të rinjve me rreth 100 milionë funte (116 milionë euro).

Man United do të mund të shpenzonte ndjeshëm në transferime gjatë verës nëse do të shiste anglezin, por ata nuk kanë marrë vendimin përfundimtar për të shitur anglezin.

Rashford kohët e fundit insistoi në angazhimin e tij ndaj Man United dhe se si dëshiron të bëhet një histori e madhe suksesi në klub.

PSG kishte bërë të pamundurën për të nënshkruar me anësorin 26-vjeçar në afatin e verës 2022, por Marcus vendosi t’i refuzojë ata dhe të qëndrojë në “Old Trafford”.

Me shitjen e Mbappes, PSG do të futet në treg për një anësor që do t’i mbante parisienët në nivel me klubet e tjera.

Rashford e ka nisur keq, por ka shënuar në dy paraqitjet e tij të fundit për të çuar numrin në shtatë gola dhe gjashtë asistime këtë sezon.