Sport

PSG fiton pastër ndaj Real Sociedadit

By GAZETA SCANNER 1

February 14, 2024

Paris Saint-Germain e ka kryer me sukses gjysmën e punës.

Gjiganti francez triumfoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

Ishte Kylian Mbappe që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 58-të, pas asistimit nga Marquinhos.

Barcola më pas dyfishoi epërsinë e kampionit të Francës në minutën e 71-të pas asistit të Fabian Ruiz.

Kësisoj, PSG ka avantazh të konsiderueshëm për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Spanjë.