Sport

PSG fiton pa Messin e Neymarin

By GAZETA SCANNER 1

January 15, 2022

Paris Saint Germain i është rikthyer fitoreve në kampionat pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.

Parisienët në “Parc des Princes” e mposhtën Brestin me rezultat të pastër 2:0.

Ishte një ndeshje pa dy yjet, Messin dhe Neymarin, por e cila përfundoi mirë për vendasit, shkruan Gazeta Express.

Mbappe kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 32-të duke shënuar me një goditje klinike dhe të mençur, që e la pa gjasa portierin kundërshtar.

Në pjesën e dytë e pamë po ashtu një gol. Ishte Kehrer i cili realizoi në minutën e 53-të pas asistimit nga Mendes.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e parë, 11 më shumë se Nice e dyta.

Në anën tjetër, Brest gjendet i 13-ti me 25 pikë të grumbulluara.