Paris Saint-Germain ka fituar 3-1 në udhëtim te Auxerre në kuadër të javës së 36-të në Ligue 1.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me anë të Kylian Mbappes që u asistua prej Fabian Ruiz.
Dy minuta më vonë, sulmuesi francez shënoi edhe të dytin, tani me asistimin e Lionel Messit.
Me këto dy gola përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën u shënua një.
Ishte minuta e 50-të kur Auxerre ngushtoi epërsinë e PSG-së, kur shënoi nëpërmjet Lassine Sinayoko.
Por, fitorja në fund u takoi mysafirëve, që shpërdoruan dhjetëra raste në minutat e mbetur të takimit.
Pas javës së 35-të, PSG vazhdon të jetë lider me 84 pikë, gjashtë më shumë se Lens, ndërsa në javën e 36-të do të ketë punë me Strasbourg.