Përdoruesit e Instagram-it mund të kenë vënë re shumë personazhe të famshëm të shpërndajnë të njëjtin postim: “Goodbye Meta AI”.
Yjet e industrisë së argëtimit apo sportit kanë ripostuar imazhin që deklaron se i mohon Meta-s të drejtën për të përdorur të dhënat e tyre për të trajnuar modelet e Inteligjencës Artificiale.
Julianne Moore, Ashley Tisdale apo Jonny Bairstow janë disa prej të famshmëve që e kanë bërë. Por a duhet të bëni të njëjtën gjë?
Në fakt, postimi i këtij shkrimi në InstaStory nuk është një formë e vlefshme kundërshtimi ndaj politikave të Meta-s.
Në vend të kësaj, përdoruesit mund të përdorin cilësimet e llogarisë që të dhënat e tyre mos të përdoren për trajnimin e AI.