Sport

Pse Reali ka fituar më shumë para këtë sezon deri tani në Champions sesa Dortmundi?

By GAZETA SCANNER 1

June 01, 2024

Sonte luhet finalja e Champions League në mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit nga ora 21:00 në Wembley të Londrës.

Në rast të fitores së Realit, përveç një rekordi të ri botëror, fitimin për herë të 15-të të Championsit, madrilenët do të arkëtonin 84.5 milionë euro që prej fillimit të kualifikimeve të këtij sezoni.

Por, në rast se Dortmundi do të arrinte që të triumfonte sonte, atëherë ata do të merrnin afro 6.5 milionë euro më pak se Reali, përkatësisht 77.9 milionë.

Dortmundi, në rast të fitores do të merrte më pak para se Reali pasi ata kanë pasur dy barazime dhe një humbje në fazën e grupeve, kurse Reali në fazën e grupeve i ka pasur gjashtë ndeshje të fituara, asnjë humbje dhe asnjë barazim, shkruan Marca.

Secila nga 32 skuadrat që arrijnë në fazën e grupeve fiton 15.6 milionë euro. Fitoret në këtë fazë shpërblehen me nga 2.8 milionë euro dhe barazimet me nga 930 mijë euro.

Për kualifikim në rundin e 16-të të finales, ekipi fiton 9.6 milionë euro, ndërsa kalimi në çerekfinale shton 10.6 milionë euro, arritja në gjysmëfinale vlen 12.5 milionë euro kurse fituesi i finales do t’i fitojë 20 milionë euro, kurse nënkampioni do të marrë 15.5 milionë.