Përfshirja nga flakët e zjarreve në banesa kolektive ka nisur të shpeshtohet.
Vetëm gjatë të martës dhe të mërkurës ndodhën tri raste të tilla, pa pasoja në njerëz por vetëm me dëme materiale.
E inspektori i zjarrit në Komunën e Prishtinës, Muharrem Beka tregon disa nga shkaktarët që çojnë deri në këto incidente.
Ai thotë se duhet pasur një vetëdijësim kolektiv nga banorët se si të veprohet në këso situatash.
E sipas arkitektit, Arsim Gërxhaliu shumica e objekteve aktuale banesore, nuk i përmbushin kriteret e kërkuara.
Derisa njohësi i fushës së emergjencave, Naser Haziri jep shpjegime se si duhet vepruar në raste të tilla.
Sipas Policisë së Kosovës, hetimet vazhdojnë për rastet e fundit të zjarreve nëpër banesat kolektive në Prishtinë dhe Ferizaj.