Shkruan: Besa Ismaili
Nuk pati medie per Agonin. As zë. As protestë. Pati arsyetime. Veshmbyllje.
Edhe Agon Musliu vdiq derisa ishte në mbikëqyrje të institucioneve të Republikës. Katër vite me parë, ai u izolua në Qendrën e Studentëve, me të ardhur nga Gjermania. Përkundër thirrjeve të familjes dhe gjendjes shëndetsore, ai u karantinua. Sot, katër vite më parë na u tha se Agoni vdiq duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku ishte mbyllur.
Asnjë fjalë, asnjë përgjegjësi nga pushteti.
Masat e shtetit për karantinimin, Gjykata Kushtetuese i pati shpallur të paligjshme.
Asnjë llogaridhenie.
Pushteti bëri karantinime selektive. Agoni u pat veçuar. Nuk u pat dëgjuar. Shumë të tjerë në atë kohë u bashkuan me familjet e tyre. Shumë të tjerë në veriun e Kosovës as nuk u ndaluan kurrë dhe po hynin dhe dilnin të lirë në territorin e Kosovës.
Asnjë arsyetim.
Ministri kushtetutëshkelës aso kohe, z. Arben Vitija nuk pati dhënë dorëheqje për rastin. Ai u largua nga Ministria e Shëndetsisë në pandemi, për të udhëhequr biznes. Pas pandemisë, Arben karantinuesi u kthye sërish në krye të ministrisë.
Agoni nga karantinimi i dhunshëm, selektiv dhe kundërkushtetues u kthye i pajetë tek dy prindërit e tij për të cilët ishte gëzimi i vetëm.
U.d Ministri i Punëve të Brendshme, z. Sveçla i cili aso kohe, vetëm 5 ditë më parë ishte i zënë duke gënjyer për z. Pacollin dhe po bullizonte publikisht me kërcënim për arrestime, pas rastit të Agonit deklaroi se nuk ndjehet përgjegjës porse dikush, sipas deklarimeve të tij në media, megjithatë është fajtor.
Pse nuk protestuam kurrë për Agonin? Pse nuk mësuam kurrë nga shteti për Agonin?
Përmendjani emrin: Agon Musliu!
Përmendjani emrin Agonit kur përmendni liritë!