Apple ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për të varurit nga smartfonët që bien në gjumë duke mbajtur pajisjen e tyre pranë ndërsa ajo është e lidhur me karikuesin.
Në udhëzuesin e tij të përdoruesit në internet, gjigandi i teknologjisë thotë se iPhone-ët duhet të karikohen vetëm në një ‘zonë të ajrosur mirë’, pra në një tavolinë të sheshtë dhe jo pranë shtratit.
IPhone-t nxehen gjatë karikimit, kështu që nëse kjo nxehtësi nuk ka hapësirë për t’u shpëtuar, ka potencial të shkaktojë djegie apo edhe zjarre.
Kjo është arsyeja pse mbajtja e një telefoni në karikim nën jastëk është një nga gjërat më të këqija që mund të bëjnë përdoruesit e smartfonëve.