Këshilla mjekësore

Pse nuk duhet të bëni ushtrime fizike para gjumit?

By GAZETA SCANNER 1

June 28, 2024

Sipas një studimi, stërvitja vonë natën mund të rrisë rrahjet e zemrës dhe të prishë gjumin tuaj. Ushtrimi mund t’u lërë të dehidratuar dhe liron hormonet e stresit në trup, duke ju bërë që të qëndroni zgjuar.

Arsyet pse nuk duhet të stërviteni natën vonë sipas studimit:

Rrit vigjilencën

Kur ushtroheni, gjëndra mbiveshkore aktivizohet për të prodhuar adrenalinë, e cila njihet si epinefrina. Kjo rrit numrin e rrahjeve të zemrës. Kjo gjithashtu rrit nivelet e oksigjenit dhe rrjedhjen e gjakut në muskuj, të cilat prishin gjumin.

Stimulon sistemin nervor

Stërvitjet intensive mund të stimulojnë sistemin nervor dhe të rrisin rrahjet e zemrës, gjë që mund të marrë kohë për t’u rikthyer në normalitet. Kjo gjithashtu ju prish gjumin. Disa ushtrime intensive përfshijnë vrapimin, notin, çiklizmin dhe ngritjen e peshave të rënda.

Sistemi nervor ka nevojë për kohë për t’u rikuperuar. Si përfundim ju do të ndjeni dhimje të muskujve dhe do të beni nje gjumë të dobët.

Dëmton muskujt

Kur bëni një stërvitje intensive, muskujt tuaj dëmtohen. Pushimi është mënyra kryesore për të patur muskuj të shëndeetshëm. Meqenëse stërvitja para gjumit mund të prishë gjumin tuaj, gjithashtu mund të prishë procesin e rritjes së muskujve.

Ekspertët sugjerojnë 2 mënyra të thjeshta për të luftuar efektet negative të stërvitjes vonë natën:

– Sigurohuni që të bëni ushtrime të paktën tre orë para gjumit

– Bëni një dush të nxehtë për të relaksuar muskujt tuaj