Rozë

Pse njerëzit mendojnë se Ledion Liço ironizoi Arbana Osmanin?

By GAZETA SCANNER 1

February 19, 2024

Një deklaratë e bërë nga Ledion Liço mbrëmjen e djeshme po interpretohet si një thumbim ndaj Arbana Osmanit në rrjetet sociale.

Çfarë ndodhi është se Meri i tha Ledionit se është një nga moderatorët më të mirë. Dhe Ledioni iu përgjigj se këtë javë ka pasur shumë komente pozitive.

Më tej, shtoi se është vetë formati i Big Brother ai i cili të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën nga ai “merr për poshtë”.

“Big Brother qenka spektakli i vërtetë i prezantimeve. Nuk ka përtej prodhimeve të tjera, nga këtu fillon e merr tatëposhtë”- tha Ledioni.

Ndjekësit e reality show e shohim këtë deklaratë si kunjë për ish-moderatoren e këtij formati, Arbana Osmanin.