Rozë

Pse ndryshoi Instagrami Romeos?Arsyeja nuk është Heidi, por një tjetër femër!

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2024

Mes gjithë aludimeve për ndarje nga Heidi Baci, ditën e djeshme Romeo duket se i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’, duke larguar çdo postim nga Instagrami i tij.

Veprimi i aktorit erdhi menjëherë pasi në “Goca dhe Gra” u publikua poezia e Heidit nga Egla, çka bëri që në rrjet të aludohej se ishte pikërisht kjo arsyeja e vendimit të Romeos për të larguar gjithçka nga Instagrami i tij.

Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë, të paktën sipas disa burimeve të reja.Disa zëra thonë se ky veprim i Romeos nuk ka të bëjë aspak me Heidin, por me punën e tij. Mësohet se (ende e pakonfirmuar) Romeo do të sjellë këtë javë një bashkëpunim suprizë me këngëtaren Semi Jaupaj dhe ka marrë këtë vendim për t’i lënë këtij projekti muzikor gjithë vëmendjen e rrjeteve të tij sociale – një veprim ky i zakonshëm për këngëtarët kur duan të promovojnë një projekt të ri.Nga ana tjetër, edhe Semi ka bërë një postim në Instagram ku shkruan: “Këtë javë?”, duke lënë të kuptohet se një projekt i ri muzikor po vjen.