Rozë

Pse Lorik Cana zgjodhi bashkëshorten italiane?!

Lorik Cana ka folur më shumë për njohjen me bashkëshorten e tij në emisionin “Jashtë Loje”.

Kur futbollisti i njohur bëri publike lidhjen me bukuroshen italiane, disa fansa shpërthyen menjëherë drejt tij se pse bëri këtë zgjedhje jashtë vendlindjes. Edhe pse kanë kaluar shumë kohë dhe çifti tanimë janë bërë me dy fëmijë, Cana rrëfeu momentin e veçantë se si e njohur bashkëshorten.

“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhë në Shqipëri dhe mbasi jam kthyer jemi takuar dhe tash jemi bashkë që 10 vjet më parë.

Loriku tha më tej se këmbëngulja dhe sakrifica e saj janë tiparët më të veçanta të saj.

“Këmbëngulja dhe sakrifica e saj për të më mbrojtur nga çdo gjë që më rrethon, është një ndër tiparet që e veçon atë” – thekson Lorik Cana.