Kim Kardashian ka anashkaluar festat e Met Gala për një arsye.
Pas paraqitjes së saj në këtë ngjarje vjetore, 43-vjeçarja shkoi drejt një ngjarje tjetër.
Kim udhëtoi me avionin e saj privat në Hamburg të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Festivalin OMR 2024, për të shërbyer si folëse e ftuar së bashku me sipërmarrës të tjerë, shkruan People.
Kur ajo u ngjit në skenë, tha: “Erdha me aeroplan ku edhe fjeta. Ja ku jam”.