Modelja e njohur, Bella Hadid ka vendosur të largohet nga bota e modës.
Ajo ka deklaruar se pas 10 vitesh në fushën e modelimit ka vendosur që të investojë në shëndetin e saj mendor.
“Pas 10 vitesh modelim, kuptova se po investoja kaq shumë energji, dashuri dhe përpjekje për diçka që nuk po më kthente domosdoshmërisht gjithë këtë”, është shprehur Bella.
Ajo madje u transferua në Teksas, duke filluar një kapitull krejtësisht të ri në jetën e saj.
Bella ka qenë fytyra e shumë fushatave për shtëpitë luksoze të modës dhe është fotografuar pothuajse për çdo revistë kryesore në mbarë botën.