Alergjia, si dhe çdo lloj tjetër i problemeve shëndetësore, mund të ndodhë në çdo kohë, pa marrë parasysh moshën. Nëse mendoni se do të jetoni pa ballafaqime me alergji, sepse me to nuk keni pasur probleme në fëmijëri, atëherë mashtroheni.
Edhe pse lindim me predispozita gjenetike të cilat në masë të madhe e përcaktojnë nëse do të vuajmë nga alergjitë ose jo, ju duhet të dini se sa më pak që shëroheni me alergjenë, aq më i madh është rreziku i shfaqjes së alergjisë në ato alergjene.
Ekspertët botëror theksojnë se situatën nuk e bëjnë më të lehtë ndryshimet e papritura të motit dhe rritjet e nivelit të dyoksidit të karbonit. Gjithashtu, çdo vit rritet niveli i polenit në ajër, si dhe alergjenev.
Me alergji të papritura mund të filloni të përballeni në qoftë se jeni vendosur në ndonjë vend tjetër gjeografikisht dhe ballafaqoheni me alergjenë me të cilët kurrë më parë nuk jeni ballafaquar.
Imunitetin ndaj disa alergjenëve të caktuar e keni zhvilluar gjatë fëmijërisë duke fjetur me lodra të mbushura plot me pluhur dhe myk, duke e përkëdhelur kafshën shtëpiake dhe vendosjen në gojë të gjërave të ndryshme të cilat nuk janë pastruar.
Megjithatë, më vonë të gjitha këto do t’i bëni në një masë më të vogël, dhe imuniteti ndaj këtyre alergjenëve ngadalë fillon të dobësohet, dhe filloni t’i ndjeni simptomat e para të cilat mund të përfshijnë:
– Kollitje – Teshtitje – Sytë e skuqur dhe të përlotur – Djegie dhe therje në sy – Hunda e zënë – Kruajtje në hundë