Lajmest-slider

PSD zgjedh nënkryetarët dhe sekretaren e përgjithshme

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast janë votuar dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjetë të Kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe përfaqësim të barabartë gjinor 50/50.

Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e rinj, kurse Teutë Rrusta është votuar si sekretare e përgjithshme e PSD-së.

Anëtarë tjerë të Kryesisë së PSD-së:

Adea Batusha
Adem Megjuani
Albulenë Smaka
Blinera Sheholli-Dudi
Dren Kukaj
Drilon Pireva
Driton Çaushi
Eleonora Çeku
Faton Topalli
Frashër Krasniqi
Kaqusha Jashari
Natyra Kuçi
Nol Nushi
Shpresa Sejdiu
Shqipe Kastrati
Shyqiri Bytyqi
Visare Gorani

Po ashtu, gjatë mbledhjes është mbajtur diskutim rreth orientimit të subjektit të ri dhe ka pasur dakordim që në mbledhjen e rradhës që do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit të miratohet dokumenti që qartëson rrugën përpara të PD-së, e cilat drejtohet nga Dardan Molliqaj.