Lajmest-slider

PSD proteston kundër orës policorë, e quan Arben Vitinë ‘Dr. Hipokriti’

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në kryeqytet duke protestuar ndaj masave që ka marrë Qeveria e Kosovës. E ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, e quajti “Dr. Hipokriti”.

Në këtë aksion ka marrë pjesë aktivistë të PSD’së bashkë me kreun e organizatës politike, Dardan Molliqaj.

“Ajo që shprehim këtu është që ne nuk jemi kundër masave të qeverisë në tërësi. Por një nga masat që e kundërshtojmë është ora policore. Kjo masë është shabllon dhe jemi kundër”, ka thënë Molliqaj.

Në këtë aksion PSD e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, “Dr. Hipokriti”. Kjo për shkak se për këtë të fundit u raportua gjatë ditës se para dy jave kishte marrë pjesë në tubime ku nuk respektoheshin masat anticovid.

Bëhet fjalë për një tubim të VV-së që në ambient të mbyllur ku festohej përvjetori i themelimit të Vetëvendosjes.