Donjeta Demolli nga Partia Socialdemokrate në “Edicionin Special” të Klan Kosovës ka treguar se pse sipas saj kryeministri Kurti ishte përfitues në takimin që pati me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.
Demolli tha se ky takim ishte dëshpërues, duke potencuar se Opozita po ia luan “argatin” Kurtit.
“Për tri vite qeverisje ka pasur arsye, kauza e probleme të mëdha si në rrafshin ndërkombëtar si në rrafshin e brendshëm dhe Opozita ka qenë totalisht e heshtur. Ne në vazhdimësi e kemi shpreh nevojën që Opozita të sfidojë këtë Qeveri. Opozita po ia bën hyzmetin, po ia bën argatin, po ia lejon Kurtit që t’i instrumentalizojë ata. Ky takim ishte dëshpërues”, tha Demolli.
Sipas saj, takimi Kurti – Krasniqi ishte “darkë e gabuar”.
“Sigurisht që ka gabuar, ne e dimë që PDK nuk ka kauzë, është pa ide dhe pa ideale. Çështjet e diskutimit në atë darkë janë çështje të agjendës së Kurtit”, tha Demolli.