Ballina

PSD-ja kundërshton Ligjin e ri të KPK-së, e vendos Kurtin si prokuror

By GAZETA SCANNER 1

March 07, 2024

Partia Socialdemokrate (PSD), të enjten ka mbajtur një aksion simbolik për të kundërshtuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, para nisjes së seancës ku do të diskutohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK.

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, PSD-ja ka vendosur një kukull me fotografinë e kryeministrit Kurti i veshur me togë të prokurorit, e në të cilën shkruan “Dua të bëhem prokuror”.