Lajme

PSD-ja do ripërcaktim të kufijve me Serbinë, Hyseni: Ashtu do të përfillej vullneti i shqiptarëve në Luginë

By GAZETA SCANNER 1

February 07, 2023

Partia Socialdemokrate vlerëson se ripërcaktimi i kufijve do të ishte zgjidhja më e mirë në kontestin Kosovë-Serbi.

Zgjim Hysni, anëtar i PSD-së, tha në Frontal në T7 se kështu do të përfillej edhe vullneti i shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Kjo i bie me e përfill vullnetin e shqiptarëve në Luginë dhe vullnetin e serbëve të Kosovës”, tha Hyseni.

Ai nuk beson se kryeministri Albin Kurti do t’i kthehet kësaj ideje.

“Z. Kurti nuk shkon përgjatë kësaj ideje”, tha Hyseni.