Lajme

Protestohet para komunës së Prishtinës për planin e lagjes “Kalabria”

By GAZETA SCANNER 1

May 24, 2024

Disa banorë të lagjes Kalabria në Prishtinë kanë protestuar para objektit të komunës pas pakënaqësive të shfaqura ditë më parë rreth planit rregullues për “Kalabrinë”, raporton Ekonomia Online.

Gëzim Sveçla, asamblist i LVV-së ka folur para protestuesve duke thënë se kryetari Rama erdhi pa material.

Banorët e lagjes Kalabria dhe Shakabaj janë përballur me forcat policore para hyrjes së objektit komunal të Prishtinës. Pas ballafaqimit rreth hyrjes brenda ose jo në sallën e Asamblesë një grup përfaqësuesish nga të dyja palët u lanë brenda. Asamblisti i Vetëvendosjes Gëzim Sveçla  iu tha atyre që kërkesat e  do t’u mirren parasysh siç është bërë tash e tri vjet.

Edhe kryetari Rama ka përshendetur banorët e lagjes Kalabria, duke iu thënë se nëse duan të bëjmë filma le të bëjnë, nëse jo….

Ndërkaq përfqësuesit i thanë e duan vetëm atë që e ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore.” Bëhu më serioz”, i thanë ata Ramës.

Ndryshe në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila është mbajtur të enjten, u vendos që të mos hyjë në rend të ditës plani rregullues për “Kalabrinë”, me gjithë përpjekjen e kryetarit Përparim Rama që këtë pikë ta fusë në rend dite vetëm një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal. Përpjekja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që ta fusë në rend dite vetëm një ditë para seancës planin rregullues të lagjes “Kalabria” është quajtur kontrabandë nga opozita.

Megjithatë, në Komitetin për Politikë dhe Financa këshilltarët komunalë të Vetëvendosjes, PDK-së dhe kryesuesi i pavarur, Fehmi Kupina, të enjten votuan kundër futjes se kësaj pike në rend dite. Arsye u tha se është mungesa e materialit