Lajme

Protestohet në Prishtinë për vrasjen e 21-vjeçares nga Ferizaj

By GAZETA SCANNER 1

April 15, 2024

Tashmë ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist për rastin e vrasjes së 21-vjeçares nga Ferizaj, Erona Cokli.

Një numër i madh i qytetarëve i është bashkuar marshit në fjalë me parullat “Poshtë sistemi patriarkal” dhe “Liri dhe siguri për gratë”.

I dyshuari për rastin për rastin në fjalë është ish-bashkëshorti i të ndjerës, i cili e kishte qëlluar me armë të premten e javës së kaluar para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

I njëjti ka shtënë me armë edhe drejt vëllait të së ndjerës i cili ka pësuar vetëm plagosje.