Lajme

Protestës në Pejë i prin vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

By GAZETA SCANNER 1

April 17, 2024

 

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë nisur marshin protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës.

Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Kujtojmë se dje ajo është vrarë nga burri i saj, i cili më pas i është dorēzuar policisë.