Lajme

Protestë para Qeverisë, punëtorët e sigurimit në KEK kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre

By GAZETA SCANNER 1

August 28, 2023

Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë protestuar sot para objektit të KEK-ut dhe Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar rikthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht në sektorin privat.

Si shenjë pakënaqësie ata hodhën edhe vezë para zyrave të KEK-ut në kryeqytet.