Dy zyrtarë policor janë plagosur si rezultat i shpërthimit të molotovëve të hedhur nga protestuesit.
Njërit prej tyre i ka shpërthyer në këmbë, ndërsa kolegët i janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ka raportua Top Channel.
Të mbledhur në mbështetje të opozitës, protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë. Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik.