Lajmest-slider

Protesta të ashpra kundër Vuçiqit, tentohet hyrja brenda Kuvendit në Serbi (Video)

Në njëvjetorin e protestave “1 nga 5 milionët” kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, protestuesit kanë tentuar të futen brenda Kuvendit serb.

Këto protesta ka filluar vitin e kaluar pas sulmit mbi politikanin e opozitës, Borko Stefanoviq, në qytetin e Krushevacit vitin e shkuar.

Ato kanë eskaluar pasi Vuçiqi kishte thënë se ai nuk do pranonte kërkesat e protestuesve edhe nëse do dilnin 5 milionë njerëz nëpër rrugë.

Protestuesit kanë tentuar që të futen brenda Kuvendit, dhe u dëgjuan thirrjet “hajdutë”.

Sipas organizatorëve, protesta ka shkuar mirë dhe iu bë me dije politikanëve se kështu më nuk shkon.

“Nuk kishte dhunë. Ishte vendosmëria jonë që të i kthejmë institucionet e Serbisë, popullit”, ka thënë Bosko Obradoviq, lideri i Lëvizjes Dveri.