Futbollisti i Interit, njëherazi edhe përfaqësues i Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai është fejuar me modelen e njohur nga Gjakova, e cila quhet Kleofina Pnishi.
Ka qenë vet Pavard ai që ka ndarë lajmin e ëmbël me anë të një postimi në Instagram së bashku me modelen, me mbishkrimin “Ajo tha po”.