Botë

Pronarët në Britaninë e Madhe nuk do t’u lejohet të marrin bakshishet

Qeveria britanike po planifikon t’u ndalojë pronarëve të restoranteve, kafeneve dhe klubeve të natës të marrin bakshishet e lëna nga klientët për stafin. Autoritetet britanike thanë se shumë biznese mbajnë  paratë e klientëve në vend që t’ia kalojnë stafit.

Sipas ministrit të Tregjeve të Punës, Paul Scully, vendimi i ri do të bëjë që bakshishet të shkojnë për stafin si shpërblim për punën e mirë që ata kanë bërë.

Të gjitha ata punëdhënës që do të shkelin rregullat e reja do të gjobiten dhe do të kompesojnë punonjësit e tyre. Legjislacioni i ri pritet të hyjë në fuqi brenda vitit të ardhshëm dhe prek 2 milionë njerëz.

Për shkak të pandemisë është vënë re që gjithnjë e më shumë klientë në Mbretërinë e Bashkuar po preferojnë të paguajnë me kartat e tyre të kreditit në vend  të parave cash. Vendimi i ri pritet t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre personave të cilët punojnë në këtë sektor që janë të dëmtuar nga koronavirusi.