Kulturë

Promovohet libri “Feniks në Kalvar” i autorit Martin Çuni

Në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Drenas, sot,  është përuruar libri “Feniks në Kalvar” i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, ish të burgosurit politik, gazetarit, poetit dhe publicistit të njohur, Martin Çuni, i njohur edhe me emrin e luftës “Antoni”.

Në këtë ngjarje kulturore letrare-historike, morën pjesë përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Drenasit, Shqipe Zogu, dashamirës të fjalës së shkruar dhe reporterë të luftës.

Në fund, autori Çuni, të gjithë të pranishmëve ua dhuroi nga një ekzemplar të librit./gazetaScanner/