Ballina

Prokuroria po shqyrton kontratën milionëshe të nënshkruar nga Rozeta Hajdari me kompaninë private

By GAZETA SCANNER 1

May 23, 2023

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hapur rast ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari.

Kjo prokurori ka bërë me dije se janë duke i shqyrtuar informata rreth nënshkrimit të kontratës që Hajdari ka bërë me kompaninë “Kosmonte Foods”.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i shqyrtuar informatat lidhur me këtë çështje”, ka thënë për AP-në Laureta Ulaj, zyrtare për Informim në Prokurorinë Themelore.

Ajo ka vlerësuar se për këtë rast prokuroria do të veprojë konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.