
Dje rreth orës 12:00 në afërsi të shkollës në fshatin Llapnasellë të Graçanicës disa persona e kanë sulmuar fizikisht djalin e ish-ministrit serb në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij sulmi.
Lidhur me rastin tetë persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.
Prokuroria ka filluar hetimet për këtë ngjarje.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.
Ulaj tha se tetë të dyshuarit vazhdojnë të jenë në masën e arrestit dhe pritet që prokurori i rastit të bëj kërkesë për caktimin e paraburgimit.
“Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka nisur hetimet rreth rastit. Dje me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Jemi duke pritur kallëzimin penal nga Policia e Kosovës. Më pas prokurori i rastit do të ushtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Rasti është iniciuar si “Pjesëmarrje në rrahje”.