-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Prokuroria nis hetimet për tentim sulmin ndaj Rrahman Jasharajt

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për tentim-sulmin ndaj kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, si dhe, janë autorizuar policia për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore ndaj kësaj çështjeje”,tha Ulaj.

Ndryshe personi i cili ka sulmuar sot Rrahman Jasharajn thuhet të jetë identifikuar nga organet e hetuesisë, por ende nuk është arrestuar.

Gjatë ditës së sotme, kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, pati një bashkëbisedim me mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemaili”, në kryeqytet.

Por gjatë këtij bashkëbisedimi jo gjithçka shkoi mirë, pasi që ai u tentua të sulmohet nga një prind që ishte i pranishëm aty.

Jasharaj po ashtu sot pati kundërshtime edhe nga disa mësimdhënës, të cilët kërkonin që SBAShK-u të dakordohet me Qeverinë e Kosovës, e që mësimi të nis dhe fëmijët mos të lihen prapa.

Kryetari i SBAShK-ut ka deklaruar dje për lajmi.net se greva do të vazhdojë deri në momentin kur Qeveria të reflektojë dhe të plotësojë kërkesat e tyre.

Madje Jasharaj deklaroi se kishte pritur një reflektim pozitiv edhe pas takimit që kanë patur me presidenten Vjosa Osmani, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ai tha se janë për dialog, por se greva do të vazhdojë nëse nuk plotësohen kërkesat.

“Kryeministri Kurti duhet të ulet me ne e të bisedojmë. Deklarata e Kurtit që ai ka biseduar me kryetarin e BSPK-së, është mirë por duhet Kurti ta dije ligjin e grevave ku thuhet se këshilli grevist është ai që përcjell rrjedhën e grevës dhe është organ i autorizuar që të takohet me palën tjetër, në këtë rast me institucionet.Pra s’është çështja a do apo s’do dikush, por është çështje që ligji për greva autorizon këshillin grevist, në këtë rast unë si kryetar dhe anëtarët e tjerë që të angazhohemi për kërkesat tona”theksoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit