Prokuroria i ka nisur hetimet rreth rastit ku gjatë ditës së djeshme një person u plagos, në Prishtinë.
Në njoftimin për media të organit të akuzës, thuhet se menjëherë pas marrjes së informatave është autorizuar policia, për marrjen e veprimeve të nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Sigurojmë opinionin publik se në koordinim me hetuesit policorë kemi ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, i fton qytetarët të cilët kanë informata relevante rreth rastit të bashkëpunojnë me autoritetet ligj zbatuese, duke iu drejtuar Prokurorisë dhe Policisë për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes.