Lajme

Prokuroria në aksion/ Bastisen disa lokacione në Prishtinë

By GAZETA SCANNER 1

July 24, 2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, si edhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion.

Me këtë rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

“Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë” thuhet në njoftim.