Lajme

Prokuroria flet për rastin në Dobërçan të Gjilanit: Nuk dihet ende motivi i vrasjes

By GAZETA SCANNER

December 17, 2023

Prokuroria Themelore në Gjilan ka folur lidhur me vrasjen që ka ndodhur dje në fshatin Dobërçan të këtij qyteti.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe se motivi i vrasjes ende nuk dihet.

“Dyshohet se më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 21:00, në fshatin Dobërçan, komuna Gjilan, i dyshuari D.T., e ka privuar nga jeta viktimën A.B., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh”.

“Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftim.