Lajme

Prokuroria bllokon përkohësisht 24 prona e 11 villa, pronari dyshohet për mashtrim

By GAZETA SCANNER 1

September 27, 2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar në lidhje me disa veprime hetimore ndaj një të pandehuri me inecialet G.G., i cili dyshohet për dy vepra penale.

Në njoftimin e saj, prokuroria ka treguar se ka ndaluar përkohësisht 24 prona të paluejtshme dhe 11 villa, pasi ato dyshohet të jenë përfituar me vepër penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale. Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë. Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”, thuhet në njoftim.