Lajme

Prokuroria akuzon ish-krerët e UÇK se shënjestruan rektorin serb të Universitetit

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2023

Prokuroria e Speciales ka vazhduar me publikimin e komunikatave të UÇK-së që sipas tyre paraqesin provë kundër krerëve.

Një nga këto komunikata, sipas UÇK-së, vënte në shënjestër rektorin serb të universitetit, që siç thotë Specialja ishte civil dhe s’kishte arsye të sulmohej.

Një tjetër komunikatë, sipas organit të akuzës, thotë se krerët politikë “po vjellin vrer kundër UÇK-së”.

Prokurori përmend atë që sipas tij, UÇK e quante “luftë speciale” kundër kësaj force dhe fakti që ajo po quhej nga akterë të ndryshëm si “organizatë terroriste”.