-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Prokurori i Shtetit nis hetimet për dyshimet për ryshfet në Ministrinë e Liburn Aliut

- Advertisement -

Prokurori i Shtetit ka nisur hetimet në rastin e audio-incizimeve të publikuara dje, në lidhje me dyshimet për ryshfet në Ministrinë e Infrastrukturës.


Këtë e ka konfirmuar vet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Besim Kelmendi.

“Iu njoftoj se lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka filluar procedurën për verifikimin dhe hetimin e pretendimeve të ngritura”, ka thënë Kelmendi për Nacionale.

Web-emisioni “Ditari i Buzhalës” gjatë ditës së djeshme ka trajtuar një rast korrupsioni ku përmendet edhe emri i ministrit Liburn Aliu, dhe ku nuk mungojnë shumat astronomike, pushteti e ryshfeti, dhe daja e nipi.

Për këto audio-incizime ka reaguar edhe vet Florian Ramqaj, këshilltar i Ministrit Liburn Aliu emri i të cilit i tij u përmend.

Ramqaj ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë, duke i quajtur këto raportime shpifje. Madje, ka paralajmëruar edhe padi.

“Nuk ka asgjë të vërtetë te sulmet me shpifje, përveç faktit se shpifjet po porositen nga ata që janë stërpasuruar padrejtësisht. Nga ata që ne ua kemi ndalë hajninë.

Pikërisht në kohën kur lëre që nuk ka keqpërdorime por edhe ku janë duke u luftuar e denoncuar cdo ditë keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur, sidomos në ministrinë Infrastrukturës, sot qenka publikuar një emision, ku për ironi lakohet emri im për kinse keqpërdorime”, ka shkruar Ramqaj në Facebook.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu është deklaruar për audio-incizimet e publikuara dje në lidhje me dyshimet për ryshfet në Ministrinë e Infrastrukturës, në të cilat përmendet emri i ministrit Liburn Aliu.

Kryeziu tha se videos që publikuar i mungojnë faktet teksa shtoi se kjo mund të jetë një përpjekje për të krijuar një “Pronto 2”.

“E pash videon, të cilës i mungonin faktet, por kishte me bollëk interpretime e narracione. Ndoshta është përpjekja për të krijuar një “Pronto 2” por kjo nuk ndodh me Qeverinë Kurti. Motivi tjetër mendoj është që nëse ka diçka që është e pakontestushme  për Qeverinë Kurti është fakti që kjo qeveri nuk ka korrupsion”, tha Kryeziu.

Po ashtu, pas aludimeve për korrupsion në ministri të ndryshme të cilat u publikuan dje, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar opinionin se tashmë ka nisur hetimet.

Përmes një njoftimi për media, Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara në media.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, dje Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media denoncuar siç pretendojnë ata keqpërdorimin e 1.1 milion eurove, nga ministrat Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Pas kësaj ka reaguar ministrja Donika Gërvalla e cila ka hedhur poshtë pretendimet e PDK-së.

“Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 Cent”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit