Lajme

Prokurorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizituan institucionin e Prokurorit të Shtetit

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2024

Sot në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit qëndroi për vizitë pune, prokurorja amerikane, znj. Angel Krull, e shoqëruar nga zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Delegacioni Amerikan u prit nga prokurorë nga Departamentet për të Mitur dhe prokurorët koordinatorë për rastet e trafikimit me qenie njerëzore, nga Prokuroritë Themelore dhe nga Prokuroria e Apelit.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhën me luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, ku pati diskutime grupore për raste konkrete që prokurorët i kanë në punë.

Për të ndarë përvojën e saj profesionale në trajtimin e këtyre rasteve prokurorja amerikane Angel Krull para të pranishmëve bëri edhe një prezantim për trajtimin sa më profesional të rasteve që ndërlidhen me trafikimin me qenie njerëzore