Lajme

Projeksioni i Shenoll Muharremit për rezultatet e zgjedhjeve: VV-ja 36%, PDK-ja 22%, LDK-ja 21%

By GAZETA SCANNER

December 18, 2024

Njohësi i çështjeve të ekonomisë e opinionisti, Shenoll Muharremi, ka bërë një skenar për rezultatet e mundshme të zgjedhjeve.

Muharremi ka bërë të ditur se projeksioni bazohet në trended historike, performances së qeverisë, gjendjes politike dhe daljes.

Sipas këtij skenari, VV-ja del 36%, PDK-ja 22% kurse LDK-ja 21%.

Postimi:

Mjesi shoqëria e sondazheve politike. Nga gjendja sot, kështu mbase mund të duken një skenar i mundshëm i rezultatet e zgjedhjeve me 9 shkurt. Pasiqë po ju pëlqejnë spekulimet:), ky është një i bazuar jo vetëm në të dhëna dhe trendet historike të zgjedhjeve por edhe në kualitetin dhe vlerësimin e performancës së qeverisë, partive dhe gjendjes politike, përfshi konteksti strategjik socio-ekonomik dhe politik në/rreth Kosovës. Nuk duhet me u pajtu, as me u mospajtu.. Vetëm një informatë dhe perspektivë më shumë. Nëse isha detyru me paraqitë një skenar, ky do të ishte më i mundshmi. Trendi: VV korrektim të shëndetshëm, partitë opozitare rritje (bounce from the bottom). LVV fiton, por jo si ka dëshirë. Qeveria e ardhshme më e zgjeruar dhe kualitative. LVV ose e formon qeverinë bashkë me një parti të madh ose del në opozitë.