Lajme

Profesori universitar serb thotë se vizita e ambasadorit rus në Jarinje është shenjë armiqësie ndaj KFOR-it

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnovic, ka thënë se prania e ambasadorit rus në pikën kufitare në Jarinje është shenjë armiqësie ndaj KFOR-it dhe NATO-s.

Videnovic ka thënë se detyrë e KFOR-it dhe NATO-s është po ashtu që të kujdeset për serbët që janë qytetarë të Kosovës.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të interpretuar praninë e ambasadorit rus në Jarinje përveç si një shenjë armiqësie ndaj KFOR-it të NATO-s, detyra e të cilit është gjithashtu të mbrojë serbët në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, nga afër kufirit të Kosovës me Serbinë, shprehu mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Serbisë karshi zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Në Moskë, kjo situatë është shqetësuese”, tha ambasadori rus, raportojnë mediat serbe.

Bocan Kharchenko shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, formuloi rrugën përmes hapave që do të zgjidhej situata.

Sipas tij, përgjegjësia për situatën në veri bie mbi institucionet e Kosovës.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, i shoqëruar nga shefi i shtabit të oërgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në Jarinjë