Lajme

Profesori universitar, Perparim Gruda, bën homazhe në varrezat e vëlllezërve Bytyqi në New York, dëshmorë të UÇK-së

By GAZETA SCANNER 1

October 19, 2024

Perparim Gruda që është profesor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë po qëndron në SHBA në kuadër të një projekti ndërkombëtar të financuar nga shteti amerikan.

Gruda që udhëheq edhe me departamentin e çështjeve juridike në PDK ka vizituar varrezat e dëshmorëve të UCK-së, vëllezërve Bytyqi që prehen në New York, shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë:

Në New York, për të bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi. Ata ishin pjesë e batalionit Atlantiku dhe, pasi ishin lindur dhe rritur në Amerikë, vendosën ta linin atë për të ardhur dhe për të vdekur për atdheun e tyre. Kjo është një sakrificë shumë e rrallë, që tregon për përmasat kolosale të vetëflijimit dhe shërbimit për atëdheun.

Për të nderuar veprën dhe kontributin për lirinë e Kosovës, vendosa nga një lule tek varret e tyre, së bashku me Shefki Mexhuani, veprimtarin dhe një nga themeluesit e fondit “Vendlindja Thërret” në Amerikë.

Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Bytyqi! Rroftë përjetë kujtimi i tyre!